Ilustrim

Lekaj në Autostradën që u Shtrenjtua për 63 Milionë

Pal Lekaj me dy zëvendësministrat Rexhep Kadriu e Idriz Selimaj inspektuan punimet që po zhvillohen në Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit.

Në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se ministrin Lekaj me bashkëpunëtorë për punimet në autostradë e njoftoi drejtori i projektit në Bechtel- Enka Riyadh Alkhazjari.

Lekaj tregoi se autostrada do të përfundojë në ditën e fundit të vitit që vjen.

“Mund të them se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar, që ky projekt të përfundojë me 31 dhjetor 2018”, tha Lekaj.

Ai tregoi se në fund të këtij viti do të lëshohet segmenti i dytë i autostradës nga fshati Babush deri në Bibaj të Ferizajt.

“Ne jemi të përkushtuar që çdo sfidë ta përballojmë dhe të jemi mbështetës edhe me vija buxhetore, mos të kemi stërzgjatje sikur që ka ndodhur deri më tani“, tha Lekaj.

Segmenti i parë i autostradës ishte lëshuar në ditën e fundit të 2016-ës.

http://kallxo.com/thaci-e-veseli-autostrada-dhurate-per-vit-te-ri/