Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK nuk do ta votojë platformën e qeverisë për dialog

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën për dialog me Serbinë, të prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës. 

Pasi sipas tyre ai është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Në komunikatë thuhet se LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike.