Besnik Bicaj - FOTO KALLXO
Largimi i mjekëve nga QKUK, kirurgu Besnik Bicaj jep dorëheqje
Kirurgu abdominal Besnik Bicaj ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ju konfirmojmë se dr. Bicaj, ka ofruar dorëheqje tek drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale për arsye personale, e njëjta ende nuk është miratuar nga drejtoria”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të QKUK-së dhënë për KALLXO.com
Sipas QKUK-së drejtori i Klinikës ka kërkuar që të gjitha ekipet kujdestare në listën e fundit të ndërrohen pozicionet e kirurgëve të rinj.
Kjo siç merr vesh KALLXO.com ka shkaktuar pakënaqësi te disa prej kirurgëve.
Sipas Qendrës Klinike Universitare largimi i çdo kirurgu nga Klinika nuk i mirëseardhur.
KALLXO.com mëson se doktor Bicaj është ndër të vetmit kirurg abdominal që e kryen procedurën ERCP te pacientët, procedurë kjo që bëhet për të ekzaminuar pankreasin dhe rrugët biliare.
Edhe QKUK e pranon se me largimin e Bicajt kjo metodë në gjithë Klinikën mund të kryhet vetëm edhe nga doktori Halil Tanaj.
Bicaj nuk ka dashur të flasë për arsyet që e quan në ofrimin e dorëheqjes së tij nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.