Adriatik Stavileci, Dogana e Kosovës
Zyrtari i Doganës tregon se a ka derivate të dobëta në Kosovë
Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet rreth rritjes së çmimeve të naftës, energjisë elektrike, produkteve esenciale, ushqimit dhe shërbimeve të tjera.
Adriatik Stavileci nga Dogana e Kosovës ka treguar se a ka derivate me kualitet të dobët në Kosovë.
“Kemi bërë disa hetime ku kemi vërejtur se nafta në kufi nuk ka kuptim me u ble e kualitetit të dobët, nuk e shet rafineria kualitetin e dobët për shkak se ka çmim të berzës. Kemi gjetë që brenda në pompa të derivateve të ndryshme ka pasur përmbajtje të vajrave të cilat u janë shtuar pastaj por kjo nuk ka qenë pjesë e Doganës që të vazhdohet tutje”, ka shpjeguar Stavileci.
Stavileci ka shtuar se një naftëtar nuk mund të shkojë në një rafineri dhe të kërkojë naftë të kualitetit të dobët.
“Në bazë të analizave që ne bëjmë rregullisht në bazë të punës së laboratorit tonë që behët, rreth 7-8 vite më herët jemi marrë shumë me hetimin e çështjes së kualitetit të naftës dhe importit të saj. Është pak e pamundur që të shkojë një naftëtar apo kompani në një rafineri të caktuar dhe t’i thotë qe me ia jap kualitetin më të dobët, sepse çmimi është i njëjtë si i berzës”, ka thënë ai.
Tutje, Stavileci ka folur edhe për hetimin e importit të vajrave të rënda.
“Gjatë rrjedhës së hetimeve kemi parë që ka pasur cisterna të cilat kanë ardhur me vajra të rënda dhe me naftë në të njëjtën pompë të derivateve. Normalisht pjesa e Doganës që të hetojë atë rast e kemi përcjellë te MTI-ja ose tek Policia”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu, Stavileci ka bërë të ditur se ka pasur rënie të importit të vajrave të rënda dhe se ky lloj përdoret më shumë në industri.
“Ka pasur rënie të importit të vajrave të rënda. Realisht përdoren në industri. Nëse shikohet në aspektin statistikor nëse kemi 700 deri në 800 litra të derivateve në formë të rregullt të importuara dhe këto marrin dika 5-6 milionë litra atëherë në përqindje është shumë e vogël që përdoret vetëm për industri të ndryshme“, tha Stavileci.