Zveçan, persona të panjohur ia shpërthyen gomat e veturës

Pasditen e së hënës, një person ka raportuar në polici se disa persona të panjohur ia kanë shpërthyer gomat e veturës.

Ngjarja ndodhi afër lumit “Ibër” në komunë të Zveçanit ndërsa forcat e rendit po e trajtojnë rastin si “Dëmtim apo asgjësim të pasurisë”.

“Ankuesi mashkull serb kosovar ka informuar se për deri sa ishte duke peshkuar afër lumit Ibër, persona të pa njohur me mjetë të fortë i kanë dëmtuar (shpërthyer) tri goma të veturës së tij, me vlerë rreth 150€. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim.