Foto-ilustrim

Zjarri i Djeg Stallën dhe Ushqimin për Kafshë

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30 në fshatin Trubuhovc të Istogut, është raportuar se një stallë e shtazëve është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit të policisë, nga zjarri janë djegur 1 mijë e 500 balla ushqim për kafshë.

Njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përfshirjen e stallës nga zjarri.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti është duke u hetuar.