Zjarr në një banesë në lagjen ‘Emshir’ (VIDEO)

Një nga banesat në lagjen ‘Emshir’ në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.

Qytetarët kanë dërguar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes në adresë të KALLXO.com. Aty shihet se ekipet e zjarrfikëseve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Po ashtu në vend të ngjarjes është edhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me zjarrin por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje për rastin.