Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Zhduket një mërgimtar nga Drenasi, policia po heton rastin

Një burrë nga Drenasi i cili jeton jashtë vendit është larguar nga shtëpia sa ishte në Kosovë dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Vëllai i tij ka raportuar se ai është larguar nga shtëpia më 28 gusht.

Policia bënë të ditur se janë duke hetuar rastin.

“Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre, rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.