William Walker i mbush 9 dekada jetë, feston ditëlindjen në vendin që e ndihmoj të çlirohej

Ambasadori William Walker ka festuar ditëlindjen e tij të 90-të në Pejë.

Walker i cili më 15.01.1999 dokumentoi masakrën e Reçakut, dokumentim i cili pasoi me bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, mbushi 9 dekada jetë pikërisht në vendin që i ndihmoi të çlirohej.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili mori pjesë në organizimin e ditëlindjes së Walkerit tha se ai ishte dhe është zëri i së vërtetës së kombit dhe shtetit tonë.

“Festojmë ditëlindjen e ambasadorit Walker, i cili ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë, për shtetin tonë, në çdo situatë e jo vetëm në atë ditë vendimtare të 15 janarit të vitit 1999; kur iu kundërvu fuqishëm propagandës së Serbisë, duke thënë që në Reçak ka ndodhur krime kundër njerëzimit dhe ai ishte momenti kur u ndërgjegjësua, e u vetëdijesua edhe diplomacia ndërkombëtare edhe opinioni publik botëror” – ka deklaruar Kurti mes tjerash.

Ai ka përkujtuar se në vjeshtë bëhen 27 vjet prej se njihet me ambasadorin Walker.

“Asokohe ambasadori Walker përfaqësonte OSBE-në, Organizatën Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim, unë isha sekretar i bacës Adem, Adem Demaçit, si përfaqësues politik i UÇK-së, dhe në atë vjeshtë ka qenë takimi ynë i parë. Unë prej atëherë kam ndryshuar jo pak, por siç mund ta shihni ky s’ka ndryshuar aspak. Nuk e di si ia bën, por e ka ndalur kohën për vetën e tij, andaj qysh jemi mbledhur sonte për 90-të vjetorin e tij, do të mblidhemi edhe për 100-vjetorin e tij e më shumë se aq”, ka theksuar Kurti.

Ditëlindjen Walkerit ia uroi edhe i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Njeriu që qëndroi përkrah nesh në ditët më të rënda, që pa dhe dëshmoi të vërtetën tonë para botës, sot feston ditëlindjen në Kosovën e lirë – Ambasador William Walker” – shkroi Haradinaj në Facebook.

Më 15.01.1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë dhe i masakruan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak.

Ish-ambasadori, William Walker, e kishte parë nga afër krimin e kryer mbi civilët shqiptarë dhe ka pasur rol kyç për dokumentimin e Masakrës së Reçakut.

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.