VV bëhet me pilot

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se partisë së tij tashmë i është bashkuar edhe një pilot.

Në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se bashkë me kryetarin e qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, kanë mirëpritur anëtarësimin e Neshat Ibrahimit, i cili është piloti i parë kosovar i pasluftës i aviacionit civil.

“Neshati filloi akademinë e aviacionit civil në RËL të Gjermanisë në vitin 2000, dhe, në vitin 2003 e ka përfunduar atë e u licencua si pilot komercial i aviacionit civil. Gjatë viteve 2003-2007, ai ka qenë pilot në Boeing 737 në Kosova Airlines, pastaj nga viti 2007 e deri më sot, është pilot në Lindje të Mesme në kompani ajrore me renome botërore.”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka treguar se Ibrahimi, aktualisht është avancuar si kapiten i avacionit civil në Airbus 320 dhe se që nga viti 2017, është kapiten në aeroplanin më të avancuar në aviacionin civil, Airbus A350.

“Gjatë karrierës së tij, Neshati ka fluturuar në të gjitha kontinentet e botës, dhe, ka një përvojë prej mbi 12.000 orë fluturimi, që i bie të sillesh rreth botës 265 herë! Me profesionistë të tillë si Neshati, Lëvizja udhëton me saktësi e shpejtësi drejt ndryshimeve të nevojshme për shoqërinë e vendin tonë.”, ka thënë më tej Kurti.