Foto: KALLXO.com Ilustrim
Vushtrri, arrestohet i mituri pasi dyshohet se vodhi 45 njehsorë të ujit
17.12.2025 - 18:38
Një person është arrestuar nga Policia në Vushtrri dhe një mbetet në kërkim policor pasi dyshohet se vodhi 45 njehsorë të ujit.
Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet për vjedhje të rëndë, e cila ishte raportuar një javë më parë.
“Sipas hetimeve, i dyshuari në bashkëveprim edhe me një person tjetër i cili mbetet në kërkim policor, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku cak i vjedhjes kanë qenë 45 (dyzet e pesë) njësor uji”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, ndaj të dyshuarit të moshës së mitur është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.