Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Prishtinë, policia gjeti 4 gëzhoja në vendngjarje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë dje në Prishtinë.

Sipas raportit policor, njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 4 gëzhoja.

Të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Rasti është nën hetime.