Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka pranuar një raportim nga një viktimë, i cili ka thënë se një burrë tjetër i dyshuar ka tentuar ta vriste.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka thënë se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin, ky i fundit ka shtënë me revole në drejtim të tij.

Si pasoj e kësaj, Policia e Kosovës ka thënë se viktima ka pësuar një gërvishtje dhe  se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në “Rrugën e Vushtrrisë” në Prishtinë, rreth orës 21:20, të datës 1 gusht.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor viktima është liruar, ndërsa personi i dyshuar është në kërkim.

Tutje është thënë se rasti është nën hetime.