Vjosa Osmani me një mesazh për LDK-në dhe LVV-në

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thyer heshtjen duke e komentuar situatën politike, ku partia e saj edhe zyrtarisht ka deponuar kërkesën për të rrëzuar Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës është edhe LDK.

Osmani, që kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë në kryesinë e LDK-së, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të mos e luftojnë njëri tjetrin, por virusin COVID19.

“Luftoni Koronavirusin, Mos luftoni njëri tjetrin”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Pak minuta më parë, kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka konfirmuar se kanë dorëzuar listën me 44 nënshkrime për të thirrur seancën për rrëzimin e Qeverisë.

Ai e ka konfirmuar se ka marrë mbështetje nga AAK dhe Nisma.

Coronavirusi “shtyn” koordinimin LVV-LDK për tarifën 100 për qind