Ilustrim

Vjedhje e rëndë në Pejë

Një grabitje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë pak para mesnate në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, një burrë dhe një grua kanë raportuar në polici se vjedhja është kryer nga katër persona të dyshuar.

Viktimat kanë raportuar në polici se të dyshuarit u kanë grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën e tyre, me të cilën të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.