Proteinat e kontrabanduara në Viti. Foto: Policia e Kosovës

Viti, kapen proteina të kontrabanduara në vlerë rreth 18 mijë euro - FOTO

43 paketa me mallra-suplemente, proteina të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kilogramë, e me vlerë sipas tregut rreth 18 mijë euro janë gjetur dje në Viti, e të njëjtat dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar i dyshuari R.T., tek i cili Policia gjatë kontrollimi i mjetit i gjeti mallin në fjalë, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij.

I gjithë rasti ndodhur pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve që Policia arriti t’i sigurojë përmes rrugëve zyrtare të saja.

Më pas, Policia e Kosovës, saktë Njësia e Task Forcës – Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës arritën që të kapin të dyshuari dhe mallin e kontrabanduar.

Policia ka thënë se i arrestuari dyshohet se po fuste mallin e kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin është thënë se më pas është kryer edhe kontrolli në një lokacion tjetër të dyshuar, por nuk është gjetur sasi e mallrave tjera.

Në njoftimin zyrtar është thënë se të gjitha veprimet rreth rastit janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Prokurori i rastit është thënë se ka urdhëruar se malli dhe automjeti të dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë dhe rasti të trajtohet tutje në procedurë të rregullt.

Proteinat e kontrabanduara në Viti. Foto: Policia e Kosovës
Proteinat e kontrabanduara në Viti. Foto: Policia e Kosovës