Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Viti, duke manovruar më armë plagos vetën dhe një person tjetër

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Skifteraj në Viti është arrestuar një burrë i dyshuar për shkak se derisa ishte duke manovruar me një armë e njëjta i kishte shkrepur aksidentalisht, me ç’rast i dyshuari dhe një burrë tjetër kanë pranuar trajtim mjekësor.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 14:10 dhe arma që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.

Tutje policia sqaron se i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje