Vidhen tri vetura në Fushë Kosovë, Policia po heton rastin

Një burrë në Fushë Kosovë është ankuar në Policinë e Kosovës se nga persona të panjohur, i janë vjedhur tri vetura me targa vendore.

Policia njofton se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, është në procedurë hetimore.