VIDEO - Zjarr në Zhabar të Mitrovicës, qytetarët mundohen ta ndalin duke hedhur ujë

Një zjarr i madh ka rënë në Zhabar të Mitrovicës të shtunën më 10.02.2024 rreth orës 17:00h.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen disa qytetarë duke u munduar ta ndalin zjarrin duke hedhur ujë.

Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.

Zjarri shihet të jetë pranë shtëpive në lagjen Zhabar të Mitrovicës.