VIDEO - Momenti kur Elmi Reçica i PDK-së ia kap mikrofonin Adnan Rrustemit të LVV-së

Gjatë kohës kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi po prezantonte propozimin e grupit të tij parlamentar për shmangie të rregullores në kuptim të afateve duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka shkuar tek vendi i Rrustemit dhe ia ka ndalur mikrofonin.

Më pas deputeti Rrustemi, ka kaluar tek ulësja e deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu për të prezantuar propozimin.

61 deputetë të pozitës kanë votuar pro këtij propozimi.