VIDEO - Mbetje shtazore në kontejnerë, Kompania ‘Pastrimi’ ankohet në Komunë të Prishtinës

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” me njësi në Prishtinës ka shprehur shqetësim lidhur me kontejnerët në Bregun e Diellit që cilët janë të destinuar për mbeturina, por që janë mbushur me mbetje shtazore.

Sipas njoftimit të KRM “Pastrimi”, këtë dukuri qytetarët po e bëjnë vazhdimisht duke shtuar se nga këto mbetje u është dëmtuar mekanizmi i kamionit.

“KRM “Pastrimi” njësia Prishtinë, shpreh shqetësimin lidhur këto dukuri të shëmtuara të qytetarëve të cilat po i bëjnë vazhdimisht duke na vështirësuar skajshmërisht punët tona të përditshme nga tereni.Pamjet vijnë nga rruga “Xheladin Hana” nga Bregu i Diellit, ku në kontejnerët e destinuar për mbeturina janë mbushur mbetje shtazore ( Eshtra ) me ç’rast na u dëmtua edhe mekanizmi ynë i kamionit”, thuhet në njoftim.

KRM “Pastrimi” ju ka bërë thirrje Inspeksionit komunal që të ndërmarrin masa.

“Lusim organet kompetente si Komuna e Prishtinës të ndërmarrin masa me Inspeksionin Komunal pasi këto raste sa vijnë e shtohen”, thuhet në reagimin e “KRM Pastrimi” .