Kompania "Pastrimi" reagon pas raportimit të KALLXO.com, heq grumbullin e mbeturinave rreth kontejnerëve

Kompania Regjionale “Pastrimi” ka hequr grumbullin me mbeturina në Prishtinë për të cilin KALLXO.com ka raportuar sot.

Në një reagim të saj, kompania ka kritikuar qytetarët që nuk i hedhin mbeturinat në kontejnerë por në tokë.

“Duke u nisur nga artikulli i postuar nga Kallxo.com, KRM “Pastrimi” shpreh shqetësimin lidhur me veprimet e pa përgjegjshme të qytetarëve, të cilët nuk shfrytëzojnë kontejnerët për hedhjen e mbeturinave por hapësirat afër tyre” – ka shkruar KRM “Pastrimi”.

Tutje në reagim kompania thotë se nuk e ka për obligim t’i edukojë qytetarët lidhur me këto dukuri, përveçse të bëjë thirrje për ruajtjen e ambientit.

Kompania “Pastrimi” ka vazhduar sipas orarit të shërbimit grumbullimin e mbeturinave në rrugën “Muhamet Çami” në lagjen e Spitalit, ku edhe kanë qenë mbeturinat për të cilat është raportuar, përderisa afër tyre kanë qenë kontejnerët bosh.

Pastrimi i mbeturinave
Mbeturinat para pastrimit