Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com

VIDEO - Largohen barrikadat në Rudar të Leposaviqit

Në fshatin Rudar të Komunës së Leposaviqit janë larguar barrikadat e vendosura të cilat kishin bllokuar rrugën që nga dita e djeshme.

Shumica e mjeteve të rënda që ishin vendosura janë larguar, përderisa vetëm një kamion kishte mbetur në rrugë.

Ekipi i KALLXO.com që është duke qëndruar në këtë pjesë ka raportuar se ky automjet nuk mund të largohej si shkak i defekteve që ka.

Automjeti më pas është larguar me ndihmën e një makinerie tjetër më të të rëndë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, automjetet e rënda ishin vendosur në rrugë nga persona të maskuar.

Po ashtu, largimi i tyre është duke u bërë nga persona që gjithashtu janë të maskuar dhe vështirë të identifikueshëm.

Policia e Kosovës kishte njoftuar në mëngjesin e 1 gushtit, se pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga grupe të organizuara kriminale.

Gjatë ditës së djeshme, një ditë para se të hynte në fuqi vendimi për për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve serb për në Kosovë, grupe të organizuara bllokuan rrugën në pjesën veriore të Kosovës, në Jarinje dhe Bërnjak.

Pak minuta para 1 gushtit, Qeveria e Kosovës njoftoi se ka marrë vendimin për të shtyrë për një muaj implementimin e reciprocitetit, por kjo shtyrje do të fillojë sapo të hiqen barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë në Bërnjak dhe Jarinje.

Kryeministri Albin Kurti përmes një deklarate mbrëmë, tha se përgjegjësit kryesorë për tensionet në veri janë Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkovic.

Ndërsa Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan ka deklaruar se jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com
Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com
Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com
Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com
Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com
Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com
Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com
Barrikadat në Rudar. Foto: KALLXO.com