VIDEO – Fundi i vikendit, kolonë e gjatë pritjesh në pikën kufitare me Shqipërinë

Ditët e vikendit shumë qytetarë nga Kosova kanë vendosur që ta kalojnë në bregdetin shqiptar.

E në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar disa fotografi, ku shihen kolona të gjata në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve që po kthehen nga Shqipëria.

Ndërsa në Kosovë, Qeveria ka vendosur që t’i mbyllë pishinat private e të ndalojë grumbullimin e më shumë se 5 njerëzve në hapësira e sheshe publike.