Vërshimet në Vushtrri litarët përdoren për ti shpëtuar banorët


Ekipet emergjente kanë arritur ta shpëtojnë një banor, shtëpia e të cilit ishtë vërshuar nga reshjet e shumta të shiut, në Dumnicë të komunës së Vushtrrisë.

Në videon e siguruar nga KALLXO.com, shihet niveli i lartë i ujit dhe më pas edhe shpëtimi i banorit nga ana e ekipeve emergjente.

Në anën tjetër, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kërkuar ndihmë nga qeveria, pas vërshimeve në disa fshatra të komunës.

Ai ka premtuar se do të ndahen mjete nga buxheti i komunës dhe i Qeverisë për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga këto vërshime.

Xhafer Tahiri kërkon ndihmë nga qeveria pas vërshimeve në fshatrat e Vushtrrisë