Ilustrim

Xhafer Tahiri kërkon ndihmë nga qeveria pas vërshimeve në fshatrat e Vushtrrisë

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka premtuar ndihmë për qytetarët pasi vërshimeve në disa fshatra të kësaj komune.

Tahiri në Facebook ka shkruar se ka biseduar në telefon me kryeministrin dhe se vërshime ka në Dumnicë, Stanoc të Epërm dhe disa fshatra të tjerë.

“Ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrëfikësit janë në terren duke i dalur në ndihmë banorëve. Po ashtu ekipet e FSK janë autorizuar nga Kryeministri Hoti dhe Ministri Quni të jenë në gjendje gatishmërie për ti dalur në ndihmë qytetarëve të prekur. Është aktiv komisioni komunal për vlerësim të dëmeve”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se do të ndahen mjete nga buxheti komunal dhe nga Qeveria.

Shumë vendbanime në Kosovë në mbrëmjen e sontme janë përfshirë nga reshje të shiut dhe stuhi të forta të cilat kanë shkaktuar dëme dhe vërshime të shumta.