Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, 23 maj 2022 Foto: KALLXO.com

Vendimi për tarifat e energjisë, Komisioni për Ekonomi në takim të mbyllur me Bordin e ZRrE-së

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është takuar sot me Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Në ketë takim do të diskutohet pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Takimi po mbahet i mbyllur për media.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që tejkalojnë konsumin e 800 kilovatëve është pezulluar përfundimisht nga Gjykata e Apelit më 18 maj.

Apeli e konsideroi si të duhur vendimin e Gjykatës së Prishtinës i cili e kishte pezulluar shtrenjtimin e rrymës deri në nxjerrjen e një vendimi meritor.

Çështja e shtrenjtimit të rrymës ishte diskutuar në masë të madhe që nga fundi i vitit 2021 e deri në muajt e parë të këtij viti kur ishte vendosur që konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë rrymë të paguajnë rrymën me çmim më të lartë.

Deri tek vendimi për pezullimin e rritjes së çmimit erdhi pas padisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Apeli pezulloi shtrenjtimin e rrymës