Vendimet e Qeverisë, 8 milionë euro ndahen për personelin shëndetësorë
Tetë milionë euro janë ndarë për personelin shëndetësorë nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot.
Shtesat mujore mbi pagën bazë për personelin shëndetësorë do të ndahen për muajt: janar, shkurt dhe mars 2021.
Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:
Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj
Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe
Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj.
Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19 që nga muaji mars 2020, dhe për këto dhjet muaj stafi shëndetësorë është vija e parë e frontit për luftimin e pandemisë.
Kujtojmë se në Kosovë deri më tani mbi 57 mijë qytetarë janë infektuar me SARS-CoV-2, ndërsa 1,433 të tjerë kanë vdekur.
Në anën tjetër mbi 5 mijë raste janë ende aktive.