Qeveria e Kosovës

4 vendimet që i mori Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

Qeveria e Republikës së Kosovës sot gjatë ditë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën janë miratuar katër vendime.

Së pari, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022.

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, Qeveria mori vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 150.000 euro në emër të pranimit në Kosovë të 20 (njëzet) gazetarëve nga Ukraina.

Këto mjete do të përdoren me qëllim të mbulimit të shpenzimeve që lidhen me qëndrimin e këtyre gazetarëve në Kosovë për një periudhë deri në 6  muaj. Identifikimi dhe përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke u dhënë përparësi gazetareve gra, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, u miratua vendimi për autorizimin e procedurave të veçanta për periudhën 3-vjeçare, 2022-2024, për administrimin e procedurave për blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë, duke përfshirë edhe veprat e artistëve që nuk jetojnë më.