Qeveria merr vendim t’i lejoj dasmat dhe mbrëmjen e maturës

Dasmat, fejesat, ahengjet familjare dhe mbrëmjet e maturës do të lejohen të mbahen në Kosovë deri në orën 23:00.

Poashtu deri në orën 23:00 do të lejohet edhe muzika.

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës është i lejuar me kusht që të shfrytëzohen30% të kapaciteteve të hapësirës (30 persona në 100 metra katror) por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30% e kapacitetit dhe hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në vendimin e Qeverisë për masat e reja kundër COVID-19.

Tutje, thuhet se distanca ndërmjet tavolinave duhet të jetë tre metra. Si dhe për mbajtje të dasmave dhe ahengjeve tjera është i obligueshëm respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.

Në vazhdim KALLXO.com do të ju informoj edhe për masat tjera të vendosura pak më parë nga Qeveria e Kosovës.