Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vëllai raporton vdekjen e dyshimtë të motrës në QKUK

Një burrë nga Prishtina ka raportuar se motra e tij e cila ishte e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë më 17 maj, ndërsa rasti është raportuar më datë 25 maj.

Policia në raportin e saj 24 orësh, këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.