Ilustrim

Vdes këmbësorja që u aksidentua në muajin janar në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një grua e cila ishte aksidentuar në Fushë Kosovë më 15.01.2024.

Viktima ishte duke u trajtuar në repartin intensiv në QKUK.

“Rr .Dardani, Fushë Kosovë 15.01.2024- 06:30. Lidhur me rastin më datën 16.04.2024 nga reparti i intensives se QKUK-se, është pranuar informatë se këmbësorja femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në spital  ka ndërruar jetë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.