Vdekja e dy këmbësorëve në Pejë, një person po intervistohet si i dyshuar

Dy këmbësorë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Ozdrim të Pejës.

Personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin ndodhet në Stacionin Policor në Pejë.

I njëjti është duke u intervistuar për këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka njoftuar se Policia dhe Prokuroria ndodhen në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ku mbeten të vdekur dy këmbësor ka ndodhur sonte rreth orës 21:30. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Ai tha se i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 21:30 Policia ka marre informacionin për një aksident që ka ndodhur në Ozdrim në Pejë. Të përfshirë janë një veturë dhe tre këmbësor. Si pasojë dy na personat kanë pësuar më fatalitet vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa njëri nga ta është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”- ka thënë ai.

Aksident në Pejë, dy këmbësor të vdekur dhe një i lënduar