Aksident në Pejë, dy këmbësor të vdekur dhe një i lënduar

Dy këmbësor kanë vdekur dhe një është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Ozdrim të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Ai tha se i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 21:30 Policia ka marre informacionin për një aksident që ka ndodhur në Ozdrim në Pejë. Të përfshirë janë një veturë dhe tre këmbësor. Si pasojë dy na personat kanë pësuar më fatalitet vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa njëri nga ta është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”- ka thënë ai.

Rugova për KALLXO.com ka bërë të ditur se personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin ndodhet në stacionin policor në Pejë.