Vdekja e 34-vjeçares, rasti po hetohet nga Prokuroria

Mëngjesin e së enjtes dyshohet se një grua 34 vjeçare ka vdekur në rrethana ende të paqarta.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë konfirmuar se janë duke e hetuar rastin e vdekjes.

Policia ka njoftuar se janë duke u marr me rastin.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë  ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, – thuhet në njoftimin e policisë.

KALLXO.com ka vizituar vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka vdekur 34-vjecarja.

Në vendin e ngjarjes nuk janë parë institucionet e sigurisë, as policia, as prokuroria apo mjekësia ligjore.

Prokuroria e Shtetit ka thënë se pas njoftimit të policisë, prokurori kujdestar ka dalë në vend ngjarje.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”, – thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Vdes një 34-vjeçare, policia po heton rastin