Vdes një 34-vjeçare, policia po heton rastin

Një grua 34-vjecareje ka vdekur në rrethana të dyshimta dhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar nga ta dhe prokuroria.

Policia e Kosovës tha se rasti është iniciuar në stacionin policor të Graçanicës dhe se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit” – tha policia në një përgjigje për KALLXO.com.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.