Komisioni i Pavarur per Media/KPM

Vazhdon raportimi i KPM-së para Komisonit parlamentar për Media

Raportimi i KPM-së para Komisionit parlamentar për Media, i cili kishte filluar më 09.02.2024 dhe kishte përfunduar atë ditë për të vazhduar sot është duke vazhduar edhe sot më 16.02.2024.

Raportimi ka të bëjë me vendimmarrjen e KPM-së mbi shfuqizimin e vendimit të saj me të cilin kishte pezulluar kanalet sportive të “Arena” pasi këto të fundit kishin transmetuar mesazhe mbështetëse për terroristët e vrarë në Banjskë më 24.09.2023.

Mbledhja e datës 09.02.2024 ishte përcjellë me shumë polemika mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre opozitarë drejtuar anëtarëve të KPM-së lidhur me këtë vendimmarrje të këtyre të fundit.

Deputeti Njazi Isaku nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e këtij komisioni kishte pyetur anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media se pse janë kthyer këto kanale në platformën “Artmotion”.

Ai kishte kërkuar shkarkimin e anëtarëve të KPM-së pas vendimit të tyre.

“Mbledhja ka të bëjë me vendimin që ju keni rikthyer kanalet e ‘Arena’, në mënyrë të pa paralajmëruar. Aq shpejt e keni ndryshuar këtë vendim. Ky vendim është ataku edhe në Gjykatën Komerciale. Çka ndodhi me kthimin që e bëtë, pa media, pa rend dite. Unë e pash që këtë vendim e përshëndetën ‘Artmotion’ nga Serbia”- kishte thënë ai.

Isaku e ka përshkruar si “skandaloze” rikthimin e kanaleve të “Arena Sportit” duke thënë se operatorët “po ia shesin shpirtin djallit për disa euro më shumë”.

Në anën tjetër, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kishte thënë se duhet t’i jepet kohë KPM-së për të prezantuar dokumente me shkrim lidhur me kronologjinë e vendimmarrjes, bazën ligjore të vendimmarrjes, për të ditur a ka pasur media prezente, kush kanë qenë, dhe për t’i prezantuar ankesat që janë dërguar në KPM.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti e  kishte arsyetuar vendimin e institucionit që ai drejton për të rikthyer kanalet  televizive “Arena Sport”, duke thënë se kanë marrë garanci që do të respektohen rregulloret e KPM-së.

Kërkesën për rikthim të kanaleve kompania “Artmotion” e kishte bërë më 05.02.2024, duke thënë se “vendimi i KPM-së do të ishte mirë të revokohet” dhe të lejohet rikthimi i kanaleve të “Arena Sport”.

Kjo çështje nuk kishte qenë pjesë e agjendës së ditës, por ishte propozuar te pjesa “Të ndryshme”, pas përfundimit të pikave të tjera të rendit të ditës.

Pjesa e mbledhjes kur u miratua kjo kërkesë ishte nën monitorimin vetëm të BIRN Kosova, pa media të tjera prezente.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në mbledhjen e mbajtur më 06.02.2024 ka shfuqizuar vendimin e tij të marrë më 03.10.2023, përmes të cilit kishte pezulluar kanalet sportive të “Arena”, pasi në to ishin shfaqur mesazhe e thirrje mbështetëse për terroristët e vrarë më 24.09.2023 në Banjskë.

Kjo çështje nuk kishte qenë e pjesë e agjendës së ditës, por ishte propozuar tek pjesa e “të ndryshme”, pas përfundimit të pikave të tjera të rendit të ditës.

Kjo çështje ishte trajtuar nga gjyqësori, i cili kishte refuzuar ankesën e kompanisë “Artmotion” ndaj vendimit të KPM-së. Gjykata Komerciale kishte vendosur në favor të KPM-së.

Në mbledhjen e në fjalë, vetë KPM-ja e shfuqizoi vendimin e saj, duke i kthyer kanalet sportive “Arena” me arsyetimin se kanë ndryshuar rrethanat e këtij rasti, duke përmendur kërkimfaljen nga operatori, garancinë se nuk do të përsëritet më një gjë e tillë dhe “është marrë mësimi i duhur”.

Shfuqizimi i vendimit të KPM-së erdhi një ditë pasi MINT njoftoi se ka nxjerrë vendim ku ka lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës nëse operatori nuk ka arritur të përmbushë obligimet sipas kontratës.

Lidhur me çështjen e operatorëve kabllorë, dje Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) kishte njoftuar se pas shqyrtimit të qindra ankesave të konsumatorëve ka nxjerrë vendim me të cilin ka obliguar operatorët kabllorë që të largojnë kushtet e padrejta në kontratë, duke iu lejuar konsumatorëve të drejtën për shkëputje të kontratës nëse operatori nuk ka arritur të përmbushë obligimet sipas kontratës.