Qerim Qerimi zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës

Qerim Qerimi është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me 6 vota për, Qerimi është votuar për të udhëhequr UP-në gjatë mandatit nga nëntori i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2024.

Në garën për të parin e UP-së kanë qenë gjashtë kandidatë: Ilir Tolaj, But Deda, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova, Qerim Qerimi.

Procesi i intervistimit të kandidatëve është ndarë në dy pjesë, në 20 minutat e parë kandidatët kanë prezantuar programin e tyre, ndërsa në 20 minutat e tjera iu janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues (KD) të UP-së.

Votimi për rektor është realizuar përmes votimit të fshehtë.

Javën e kaluar i janë propozuar emrat për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Senatit të UP-së nga komisioni për verifikimin e kandidatëve për rektor.

Pesë kandidatë për rektor të UP-së i propozohen Senatit nga komisioni