U lëndua aksidentalisht, vdes një person në Podujevë

Një person ka ndërruar jetë në Podujevë si pasojë e lëndimit aksidental.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës kurse me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

Ky rast po hetohet teksa u cilësua si “hetim mbi vdekjen”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime” –  thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.