Foto: Ilustrim

Therje me thikë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin se ka goditur me thikë një person.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:08.

Sipas njoftimit, i dyshuari pas një mosmarrëveshje  që kishte me viktimën e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.