Thaçi: FSK e gatshme të shërbejë në çdo cep të vendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku u zhvillua parakalimi i FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, tha se Kosova është krenare që ushtria e saj është e gatshme të shërbejë në çdo cep të Kosovës.

Tutje Thaçi tha se Kosova është krenare me sakrificën e familjes Jashari.

Gjithashtu ai tha se Kosova për 12 vjet të pavarësisë ka arritur të jetë një storie suksesi në rajon me të arriturat e saj.

“Kosova me sukses kaloi fazën e tranzicionit shënuam të arritura të jashtëzakonshme për 12 vite të pavarësisë, vlerësime këto të miqve tanë dhe qytetarëve, Kosova është storie e suksesshme. Secili qytetar duhet të ndihet mirë me vendin dhe suksesin si dhe kontributin e tij dhe krenar për lirinë. Pas lirimit dhe shpalljes së pavarësisë, Kosova do të jetë mirënjohëse ndaj shteteve perëndimore për kontributin, do të jemi mirënjohës ndaj SHBA dhe shteteve të NATO-s. Të nderuar pjesëtarë të FSK, qytetarët dhe shteti ynë krenohen me ju, krenohemi me rezultatet tuaja dhe me gatishmërinë për të shërbyer në çdo cep të vendit, kudo që kërkohet dhe në të gjitha misionet e paqes kudo në botë. Ju jeni ushtri moderne, bashkëkohore, multietnike”, tha  Thaçi.

LIVE Parakalimi i FSK-së në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

LIVEParakalimi i FSK-së në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 5 mars 2020

Presidenti Thaçi ka munguar në seancën e sotme solemne e Kuvendit të Kosovës për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Në këtë seancë, përveç përfaqësuesve të Kuvendit e Qeverisë, morën pjesë edhe anëtarë të familjes Jashari.

Në kohën kur në Kuvend po mbahej seanca solemne, Thaçi ishte duke dhënë dekorata për ushtarët e UÇK-së.

Nga zyra e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, thonë se ftesa i është dërguar, por që s’kanë marrë konfirmim nga presidenca.

“Natyrisht, e kemi ftuar, porse nuk ka ardhë. Nga e hëna, çdo ditë kemi kërkuar konfirmim të pjesëmarrjes së tij, porse nuk kemi marrë”, tha për KALLXO.com, këshilltari i kryeparlamentares, Bekim Kupina.

Presidenti Thaçi mungoi në seancën e Kuvendit për ’22 vjetorin e Epopesë së UÇK’-së

.