Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Tentuan që përmes një dokument të falsifikuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele të dikujt tjetër

Katër persona përfunduar në pranga pasi dyshohet se duke përdorur një fletë-poseduese të falsifikuar të një prone, kanë tentuar të bëjnë shit-blerjen e një parcele që është pronë e një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur në Lipjan dje rreth orës 15:00.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.