Foto: Ilustrim

Tenton ta grabisë një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari shtetas i huaj

Një person është arrestuar nga Policia në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të grabisë një vajzë/grua.

Policia njofton se i dyshuari pasi kishte tentuar të kryente grabitjen ka tentuar të arratiset, por i njëjti është kapur nga Policia.

“Me datë 28.11.2020, rreth orës 21:15, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në rr. “Bill Klinton” në Prishtinë ka ndodhur një tentim grabitje. Njësia kompetente e stacionit policor Jugu në Prishtinë ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas kontaktimit të viktimës f/k (viti i lindjes 1985), janë marr informatat se; viktima kishte qenë në një barnatore për t’i blerë disa barna dhe duke u kthyer për në banesë ishte sulmuar nga një person, i cili kishte tentuar t’ia marr telefonin dhe çantën e krahut, përderisa ajo ka rezistuar dhe ka kërkuar ndihmë, i dyshuari e kishte shtyer viktimën dhe ka ikur nga aty”, njofton Policia.

“Njësitet policore pas pranimit të informacioneve relevante kanë ndërmarr veprime të shpejta operative dhe profesionale duke iu vënë në ndjekje të dyshuarit, dhe të njëjtin kanë arrit ta kapin (arrestojnë) në afërsi të ndërtesës së “Ibër Lepenc”. Policia pas arrestimit ka arritur ta identifikoj të dyshuarin e arrestuar mashkull (viti i lindjes 1994) me shtetësi të huaj, dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar, i njëjti është dërguar në qendër të mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore”, ka njoftuar Policia.