Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Tentim Vrasje në Kodër të Trimave

Një shqiptar me shtetësi të Kroacisë është therur me thikë në një incident që ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave të Prishtinës. Sipas raportit të policisë pesë persona janë përfshirë në incidentin ku i lënduar ka mbetur viktima. Raporti saktëson se rasti është hapur si tentim vrasje ndërsa i dyshuari kryesor është paraburgosur. Mësohet se viktima është jashtë rrezikut për jetë.