Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tentim vrasja në Rahovec, policia gjen arsenal armësh tek i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar në mbajtje dy persona të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në plagosjen e dy personave që ka ndodhur dje pasdite në Rahovec.

Policia e Kosovë ka njfoftuar për plagosjen e dy personave me armë zjarri në këtë ngjarje.

Sipas policisë plagosja ka ndodhur pas një fjalosej dhe dy të dyshuarit për përfshirje në këtë rast janë dorëzuar në stacionin policore.

Policia thotë se njëri prej të dyshuarave ka deklaruar se pas një fjalosje me viktimat e kishte përdorur armën. Policia ka bastisur shtëpinë  të dyshuarit dhe ka gjetur arsenal armësh me leje.

“Njëri i dyshuari ka deklaruar se pas një fjalosje me viktimat e kishte përdorur armën. Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe janë konfiskuar: Dy pistoleta, njëra dyshohet se është përdorur në rast, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pushkë M-48, 31-copë fishekë te kal.7.62 mm,19 copë fishekë te kal.9 mm dhe 132 copë fishekë te kal.12 mm. Për të gjitha armët e lartcekura, i dyshuari posedonte leje”- ka thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu sipas policisë në vendin ku ka ndodhur plagosja kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar ku kanë hasur në disa gëzhoja të armës së zjarrit, dy telefona të dorës si dhe kanë vërejtur njolla gjaku.

Të dyshuarit, sipas policisë pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktimat, po sipas policisë, pas dhënies së ndihmës mjekësore në QKMF Rahovec, janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku njëri është prej tyre është përcjell për në QKUK-së në Prishtinë.