Tensionet në Kuvend, opozita sërish bllokon foltoren

Deputetët e partive opozitare sërish kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi deputetët e pozitës kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për votimin e disa pikave.

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Floretë Zenjullahu, kanë sjellë disa pankarta në të cilat shihen fotografitë e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, me hundë të zgjatur  dhe me mbishkrimin: Zdravo.