Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Tejkalim në vijë të plotë, shoferi në Ferizaj dënohet me 200 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj ndalim vozitje

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një vozitës, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë më 14.04.2024, në fshatin Rakaj.

20-vjeçari është dënuar më 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

“Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 17:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht në fshatin Rakaj të Ferizajt ka ndaluar shoferin E.A (M/K) i moshës 20 vjeçar,  i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë”- thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.