Ilustrim

Të shtëna me armë, plagoset një person

Policia e Kosovës njofton se dje një burrë ka pësuar lëndime pas gjuajtës me armë zjarri që është bërë në drejtim të tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:30 ku viktima ka raportuar në Policinë e Kosovës se në drejtim të tij është gjuajtur me armë zjarri nga një i dyshuar i cili kishte qenë  së bashku me një të dyshuar tjetër të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë me targa vendore.

Tutje policia sqaron se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes policia bënë të ditur se kanë dalë njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin ku dhe janë gjetur disa gëzhoja të fishekëve, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.