Foto, Ilustrim

Të miturit policia i gjeti një pistoletë me gaz në çantë

Dy persona janë arrestuar, të mitur nën dyshimin se posedonin armë pa leje.

Ngjarja është regjistruar më 05.04.2024 në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Dy të miturit sipas policisë, janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në çantën e njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë-pistoletë me gaz.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e kishte marrë nga i dyshuari tjetër me qëllim që të bëjë disa fotografi me të.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.