Policia e Kosovës

Të maskuar e me armë, të dyshuarit i grabitën një shumë të parave viktimës

Një burrë ka raportuar në polici se në minutat e para pas mesnatës është grabitur nga dy persona të dyshuar.

Sipas raportit policor, ngjarja është regjistruar se ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.

Ankuesi ka treguar se të dyshuarit kanë qenë të maskuar ndërsa nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e gatshme e parave.

Dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa për rastin ekipet policore edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe rasti është duke u hetuar.